Kalo te përmbajtja

Reagimet Tuaja, Përmirësimet Tona

Bazuar në reagimet e komunitetit, kemi sjellë përmirësime të rëndësishme për privatësinë dhe fleksibilitetin.

Ekipi i Udhë

, 3 min lexim

Përmirësimet ne aplikacion

Kur lëshuam përditësimin e fundit me politikat e reja të komunitetit, reagimet tuaja ishin të menjëhershme dhe të sinqerta. Shumë prej jush na treguat për situata ku rregullat e reja krijuan vështirësi të papritura:

  • “Postova një udhëtim gabimisht dhe nuk munda ta fshij”
  • “Rezervova pa dashje dhe u bllokova”

Çdo mesazh e morëm seriozisht. Kaluam javë duke analizuar reagimet dhe duke punuar në zgjidhje konkrete.

Sot, jemi gati t’i ndajmë me ju.

Çfarë ndryshoi

Periudha e tolerancës 5-minutëshe

Gabimet ndodhin. Në gabimet e sinqerta kur përdoruesi kupton menjëherë që ka bërë diçka pa dashje.

Tani keni 5 minuta për të korrigjuar gabimet:

  • Nëse postoni një udhëtim që niset brenda 60 minutave dhe e keni bërë gabimisht, mund ta fshini brenda 5 minutave
  • Nëse rezervoni një vend në një udhëtim që niset brenda 60 minutave dhe ishte gabim, mund ta anuloni brenda 5 minutave

Kjo periudhë tolerance ju jep hapësirën për të rregulluar gabimet e menjëhershme, pa e dobësuar angazhimin ndaj udhëtimeve të planifikuara.

Konfirmim për rezervime të shpejta

Për të parandaluar rezervime aksidentale, kemi shtuar një hap konfirmimi. Kur rezervoni një udhëtim që niset brenda 60 minutave:

  • Do të shihni një dialog që ju kujton se udhëtimi niset së shpejti
  • Duhet të konfirmoni që doni të vazhdoni
  • Kjo parandalon rezervimet e gabuara nga prekjet aksidentale

Përmisime shtesë

Privatësi më e fortë për pasagjerët

Një nga shqetësimet më të shpeshta ishte privatësia gjatë udhëtimeve të përbashkëta. Tani:

Pasagjerët nuk mund të shohin numrat e telefonit të pasagjerëve të tjerë, edhe kur ndajnë të njëjtin udhëtim.

Kur rezervoni një vend, vetëm shoferi mund të shohë numrin tuaj dhe ju shihni vetëm numrin e shoferit. Numrat e bashkë-pasagjerëve mbeten anonim për njëri-tjetrin.

Rregullime teknike

Kemi rregulluar edhe disa probleme që na i raportuat:

  • Përditësimet e profilit tani reflektohen menjëherë siç duhet
  • Dhe shumë përditësime tjera

Vazhdojmë së bashku

Udhë është platformë e komunitetit. Reagimet tuaja nuk janë vetëm të mirëpritura—ato janë thelbësore për të na bërë më të mirë.

Vazhdoni të na shkruani. Çdo mesazh lexohet, çdo sugjerim merret parasysh.


Shkarkoni përditësimin: App Store | Google Play

Na kontaktoni: merrudhe@gmail.com

Le të udhëtojmë më mirë, së bashku.

Gati për udhëtimin e radhës?

Shkarko Udhën dhe gjej një vend në makinë ose publiko udhëtimin tënd.

Postime të ngjashme

Të gjitha postimet