Kalo te përmbajtja
Miq që qeshin bashkë në një makinë në një rrugë malore në mbrëmje

Në Udhë bashkë,prej qyteti n'qytet.

Bashkohu me mbi 50.000 përdorues që ndajnë udhëtimet ndërmjet qyteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës.

Nga kërkimi te ulësja, në tri hapa

  1. Lista e udhëtimeve të sotme në aplikacionin Udhë

    Kërko linjën tënde

    Shkruaj nga ku niset dhe ku shkon. Sheh udhëtimet e publikuara me orë, çmim për vend dhe vende të lira, të verifikuara me numër telefoni.

  2. Detajet e një udhëtimi: çmimi, pika e takimit, shoferi dhe pasagjerët

    Rezervo dhe bisedo

    Dërgo kërkesën, shoferi e konfirmon. Pikën e takimit e caktoni në bisedën brenda aplikacionit, pa shkëmbyer numra.

  3. Publikimi i një udhëtimi: ora, pika e takimit, çmimi dhe vendet e lira

    Ose publiko udhëtimin tënd

    Rrugën e bën gjithsesi? Cakto orën, vendet e lira dhe çmimin për vend. Pasagjerët që shkojnë njësoj të gjejnë vetë.

Tre miq ngarkojnë valixhet në makinë në një pikë karburanti, njëri sjell kafe

Udhëtime të përbashkëta që mund t'u besosh

Udhë nisi si një grup komuniteti dhe sot ka mbi 50.000 përdorues. Numri i telefonit verifikohet për çdo llogari, pas çdo udhëtimi ka vlerësime, dhe pikën e takimit e bisedoni në aplikacion. Ti vendos me kë udhëton.

  • Verifikim me numër telefoni
  • Vlerësime pas çdo udhëtimi
  • Ti vendos çfarë shfaqet
  • Blloko kë të duash
Kërko udhëtim

Bëhu shofer.

Rrugën e bën gjithsesi. Me dy pasagjerë e mbulon karburantin.

Udhëtime nga qytetet kryesore

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një udhëtim me Udhë?

Çmimin për vend e cakton shoferi dhe e sheh para se të rezervosh. Zakonisht është një pjesë e kostos së karburantit, jo një biletë. Për linjat kryesore, çmimet aktuale shfaqen drejtpërdrejt në faqen e linjës.

Si rezervoj një vend?

Shkarko aplikacionin, kërko linjën dhe datën, zgjidh udhëtimin dhe dërgo kërkesën. Shoferi e konfirmon dhe ju bisedoni për pikën e takimit brenda aplikacionit.

A janë shoferët dhe pasagjerët të verifikuar?

Po. Çdo llogari verifikohet me numër telefoni përmes WhatsApp para se të publikojë ose rezervojë. Pas çdo udhëtimi të dyja palët vlerësojnë njëra-tjetrën, dhe këdo mund ta bllokosh.

Çfarë ndodh nëse anuloj?

Anulimi është falas kur bëhet me kohë. Anulimet në orën e fundit para nisjes mund të kenë ndëshkim sipas rregullave të anulimit, që i gjen në aplikacion. Nëse diçka ndryshon, lajmëro shoferin në bisedë sa më herët.

Si publikoj një udhëtim si shofer?

Hap aplikacionin, zgjidh nisjen, destinacionin, orën, vendet e lira dhe çmimin për vend. Kërkesat e pasagjerëve i sheh me profil dhe vlerësime, dhe pranon ata që të përshtaten.

Ku funksionon Udhë?

Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe pjesërisht në Serbi e Greqi, si dhe në linjat e diasporës nga Gjermania, Zvicra, Austria dhe vende të tjera të Evropës drejt Kosovës.

Udhëto më mirë me aplikacionin Udhë

Të gjitha udhëtimet, bisedat dhe njoftimet në një vend. Skano kodin me telefon për ta shkarkuar.

Udhëtimet e sotme në aplikacionin Udhë

Gati për udhëtimin e radhës?